Nderohen dëshmorët e Betejës së Jeshkovës dhe të rënët me 11 mars të vitit 1981
Faqja 1 e 1
Nderohen dëshmorët e Betejës së Jeshkovës dhe të rënët me 11 mars të vitit 1981
Në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorët e kombit të rënë në Betejën e Jeshkovës me 11 mars të vitit 1999, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, veteranë të luftës e familjarë të dëshmorëve kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.Kryetari Muja gjatë vizitës në varrezat e dëshmorëve në Landovicë Beteja e Jeshkovës është ngjarje që ka bërë kthesë në historinë e popullit shqiptar, është një faqe e shkruar me shkronja të arta. Nehat Basha ish epror i UÇK-së tha se në këtë vend i nderojmë ata që ranë në altarin e lirisë që ne të jetojmë të lirë. Pas homazheve në Landovicë kryetari Muja me bashkëpunëtor, veteranë të luftës e familjarë të dëshmorëve, në shenjë respekti e nderimi për të rënët e 11 marsit të vitit 1999 vizituan vendin e betejës në Jeshkovë, aty ku është ngritur lapidari në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|